Lajme

Arrestohen dy zyrtarë në Obiliq, për çka akuzohen?

Arrestim / Ilustrim
Arrestim / Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq, pasi të njëjtit dyshohen se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme.

Rasti ka ndodhur këtë të hënë dhe sipas komunikatës për media nga policia thuhet se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas një pune hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova relevante për të dyshuarit me iniciale (I. M.) dhe (A. G.), zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq, për të cilët dyshohet se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme dhe atë në emrat (A.G.) dhe (A.R.), dhe po ashtu duke e pajisur të njëjtin me dokumente valide të Republikës së Kosovës (Çertifikatë të lindjes dhe letërnjoftim) me identitete të rreme”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme.

“Për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është nxjerr përfundimi se: Si rezultat i keqpërdorimit të Autorizimeve nga personat e dyshuar (duke tejkaluar kompetencat e tyre, duke i mundësuar personit (F.A.) që të pajiset me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës si identitet i rrem në dy raste dhe atë në emrat si A.G dhe A.R. ), pa plotësuar kriteret e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.

Mbi bazën e këtyre veprimeve siç thonë nga Policia, është krijuar dyshimi se të dyshuarit e lartcekur me iniciale dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Sot me datë 04.12.2023, të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të Avokatëve Mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit, Prokurori i PTH në Prishtinë nxjerr Aktvendim mbi ndalimin e personave dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore”.

/Shqip.com