Lajme

Arrestohen dy të rinj në Prishtinë për mashtrim

Ilustrim
Foto ilustruese

Në Prishtinë sot janë arrestuar dy persona për veprën penale “mashtrim”.

Personat e dyshuar: – A.I,  19-vjeçar dhe L.I 18-vjeçar, me vendim të prokurorit , janë dërguar në mbajtjes për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dy dyshohen të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme të të hollave, duke ju premtuar caktim të terminëve për vizë.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar. Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com