Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Ilustrim.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer grabitjen e armatosur të shtunën në Prishtinë.

Siç njofton PK-ja, rasti është kryer rreth orës 13:00 në një market rrugën “Gazmend Zajmi”, ku janë grabitur një shumë parash.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një armë”, thuhet në komunikatën për media.

No photo description available.
Arma e sekuestruar (Foto e publikuar nga Policia e Kosovës)

Të dyshuarit janë A.K., 37-vjeçar dhe B.N, 35-vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Policia bën të ditur se ata dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit, janë dërguar më mbajtje./SHQIP.com