Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për fajde dhe detyrim

Arme/ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Operacioni është zhvilluar në tri lokacione të Podujevës rreth orës 13:00.

“Njësitet policore, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, sot rreth orës 13:00, kanë arrestuar dy të dyshuar: B.L., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Xh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).

Në realizim të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: dy armë të gjata, 261 fishekë, një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5000 € dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës pelene ‘fajde’”.

Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/Shqip.com