Lajme

Arrestohen dy shtetas serb, kontrabandonin mallra nga Serbia

Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar gjatë ditës së sotme, në pikën kufitare në fshatin Koshuticë të Komunës së Leposaviçit.

Personat e arrestuar dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë tentuar të kontrabandojnë mallra të ndryshme nga shteti i Serbisë.

Në njërin nga automjetet kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar produkte të qumështit dhe miellit, ndërsa, në automjetin tjetër kishte farmerka, kërpudha dhe gazeta të mediave të shkruara të Serbisë.

Malli i konfiskuar

Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij janë iniciuar dy raste “Kalim i paautorizuar i vijës kufitare apo vendkalimeve kufitare” dhe ”kontrabandim me mall"

Malli i konfiskuar

Malli dhe automjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

/Shqip.com