Lajme

Arrestohen dy policë në Prishtinë, dyshohet se keqtrajtuan një person gjatë detyrës zyrtare

Arkiv
Arkiv

Janë arrestuar dy zyrtarë policorë në Prishtinë, të cilët dyshohen se kanë keqtrajtuar një person.

Siç njofton Inspektorati Policor i Kosovës, zyrtarët policor dyshohet se veprën penale e kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Viktima ishte ndalur fillimisht nga policia për një kundërvajtje të trafikut.

Qytetari ishte ankuar në IPK për rastin.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve përmes Linjës së Kaltër (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) ka pranuar dje një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas disa hetimeve IPK-ja ka arrestuar zyrtarët policor.

Ilustrim

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot dy zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor të Fushë Kosovës) që ishin të përfshirë në këtë incident”.

Me vendimin e prokurorit policët e përfshirë në ngjarje janë suspenduar nga puna.

Tutje, IPK-ja njofton se të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra./Shqip.com