Lajme

Arrestohen dy persona, vodhën 200 litra derivate në Obiliq

Policia e Kosovës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Obiliq pasi dyshohen se kanë vjedhur derivate.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të tyre.

Të arrestuarit dyshohen se vjedhjen e kanë kryer nga rezervarët e një kamioni.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

 Siç njofton PK-ja, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij të  dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Shqip.com