Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë
Publikuar:
(28.03.2023 10:41:42)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vrasje në tentativë.
Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personat e dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje që ka ndodhë me datën 27.01.2022 në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.
Personat e arrestuar janë:
– I. R, mashkull 30 vjeç dhe
– D.T, mashkull 22 vjeç.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.
/Shqip.com