Lajme

Arrestohen dy persona si të dyshuar për vrasje në tentative në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar që kanë kryer një vrasje në tentativë me 13 janar të këtij viti.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Krahas kësaj, i treti i dyshuar është ende në arrati.

“Sot nga hetuesit e njësisë së hetimeve të përgjithshme të rajonit të Prishtinës janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” të ndodhur më datë 13.01.2023, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Arrestimi i të dyshuarve erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç’ rast policia identifikoi tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Megjithatë, Policia ka treguar edhe informata lidhur me të dyshuarit.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, të dyshuarit;· D. K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, · D. A, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

/Shqip.com