Lajme

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 18 kg , substancë narkotike të llojit “Marihuan”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.

“Me datë 07.09.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- DHTN, ka ndaluar për 48 ore, dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 te Kodit Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan

Po ashtu është bërë e ditur se të njëjtit janë ndalur nga Policia e Kosovës, në hyrje të fshatit Bresalcë, komuna e Gjilanit, deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre dhe gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar, rreth 15 kg e 300gr substancë narkotike të llojit “Marihuan”, si dhe gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e njërit të pandehur në Mitrovicë, janë gjetur dhe sekuestruar 3 kg e200 gr, substancë narkotike të llojit “Marihuan”, e destinuar për shitje.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor, do të ushtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore ne Gjilan./Shqip.com