Lajme

Arrestohen dy persona që po tentonin të bllokonin objektin e Komunës në Zveçan

Foto e nxjerrë nga kamerat e sigurisë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Zveçan, pasi të njëjtit mbrëmë pas mesnatës po saldonin hekura në objektin e Komunës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur për KosovaPress se me këtë rast kanë sekuestruar edhe një veturë.

“Kemi marrë informacionin që diku pas orës 1 pas mesnatës, dy persona kanë nisur të saldonin hekura në objektin e Komunës në Zveçan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një automjet”, ka thënë ai.

Ndryshe, ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e Komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri.

/Shqip.com