Lajme

Arrestohen dy persona për vjedhjen e një Golf 2-shi

Njësitet policore të Stacionit në Lipjan kanë arrestuar gjatë ditës dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, ku njëri prej tyre është i mitur.

Rasti ka ndodhë me datën 18 shtator, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhë një automjet e më pas në një lokacion tjetër edhe disa pajisje pune.

“Puna e hetuesve të stacionit policor rë Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është inicuar procedurë për veprën në fjalë.

/Shqip.com