Lajme

Arrestohen dy persona për trafikimin e një gruaje

Ilustrim

Dy burra janë arrestuar në qytetin e Podujevës, nën dyshimin se kanë trafikuar një grua.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-të orësh të Policisë së Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se ishin duke e trafikuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.