Lajme

Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe kanosje në Ferizaj

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Komogllavë të Ferizajt ishte një rast i lëndimit trupor dhe kanosjes.

Sipas policisë në lidhje me këtë, policët e rendit e më pas edhe policët hetues menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona.

“I.H (M/K) i moshës 53 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore personit B.H ( M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili për ndihmē mjekësore dërgohet në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas ky i fundit kanos I.H”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia sqaron se dy të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. Rasti sipas policisë është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor dhe kanosje”.

/Shqip.com