Lajme

Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik

Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik
Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik

Policia Rajonale e Ferizajt dje rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Vatë të Kaçanik është një rast i lëndimit trupor.

Policët e rendit e më pas hetuesit e stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat M.L ( M/K) i moshës 57 vjeçar dhe J.L ( M/K) i moshës 29 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur me dy persona tjerë G.L (M/K) i moshës 63 vjeçar dhe B.L (M/K) i moshës 29 vjeçar, duke ju shkaktuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Kaçanik, lëndime kishte pësuar edhe i dyshuari M.L.”, thuhet në njoftimin për media nga Policia Rajonale e Ferizajt.

Tutje, sipas njoftimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, tek i dyshuari M.L është gjetur e më pas është konfiskuar një armë zjarri (pushkë e gjuetisë) me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje”.

/Shqip.com