Lajme

Arrestohen dy persona për fajde dhe shpërlarje të parave

Ilustrim

Dy persona, R.J., dhe H.D., janë arrestuar të hënën pasi që dyshohet që kanë kryer veprat penale “fajde” dhe “shpërlarja e parave”, njofton Shqip.com.

Përmes një komunikate të përbashkët, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë të ditur se operacioni është zhvilluar për bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas komunikatës, dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, kurse në cilësi të provave materiale, janë sekuestruar tre mijë e 130 euro, dy telefona dhe 40 dollarë.

“Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me ç’rast kanë arrestuar të pandehurin R.J, për shkak të dyshimit se ka kryer  veprën penale “Fajde” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,  dhe veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit”, thuhet ndër tjerash në komunikatë./SHQIP.com