Lajme

Arrestohen dy persona nga përleshja në Pejë, konfiskon dy revole

Armët e konfiskuara nga përleshja në Pejë

Dy persona janë arrestuar ndërsa njëri gjendet në arrati pas një përleshje fizike me disa persona të tjerë në Pejë.

Policia ka njoftuar se me të marrë informatën, kanë dërguar njësitë në vendin e ngjarjes, përcjell Shqip.com.

“Sipas dëshmitarëve fillimisht tre persona të dyshuar kishin rrahur viktimën, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore, për çka është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej, nga Policia theksojnë se të dyshuarit fillimisht kishin ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas shikimit të kamerave të lokalit ku kishte ndodhur përleshja, “njëri nga të dyshuarit vërehej se ka poseduar armë të zjarrit”, ndërsa më vonë janë arrestuar dy nga të dyshuarit.

Policia e Kosovës

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur banesat e personave tё dyshuar dhe te të dyshuarit janë gjetur dhe  konfiskuar: një armё pistoletë e tipit Stoeger cal. 9×19 mm,  dy karikatorë të së njëjtës armë, 18 fishekё të kalibrit 9×19 mm, dhe një armё pistoletë (shkrepsë)”, vazhdon më tej njoftimi.

Dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetuesve, me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë, ndërsa njëri nga personat e dyshuar ende gjendet në arrati./Shqip.com