Lajme

Arrestohen dy persona në Kamenicë, dyshohet se kontrabanduan kafshë

Policia e Kosovës ka hasur në dy  automjete me të cilat barteshin kafshë në fshatin Hodanovc të Kamenicës, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara nga Serbia.

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, në njërin automjet ishin të ngarkuar gjashtë dele dhe një viç, ndërsa në automjetin tjetër dy lopë.

“Njësitë policore reagojnë në rast dhe në fshatin Hodonovc të Kamenicës, kanë hasur në dy automjete me të cilat po barteshin kafshët. Shoferi i njërit automjet, me të vërejtur patrullën e policisë, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një rrugë dytësore, duke e lënë automjetin dhe ikur arave. Në automjet kishte të ngarkuar kafshë, gjashtë dele dhe një viç. Po ashtu është hasur edhe automjeti (furgon) i braktisur dhe në të kishte dy lopë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në Polici, janë paraqitur dy të dyshuarit si dhe janë njoftuar inspektoret e AUV-it.

“Në polici, më pas janë paraqitur dy të dyshuar (drejtuesit e automjeteve), F.B., (32 vjeçar, mashkull kosovar) dhe F.B., (37 vjeçar, mashkull kosovar).Rreth rastit janë njoftuar inspektorët e AUV-i për verifikim dhe kontroll të gjendjes së kafshëve”.

Tutje, PK-ja njofton se rasti është u trajtuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale Lindje në koordinim me Prokurorinë e Shtetit./Shqip.com

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë tekst cilësohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës.