Lajme

Arrestohen dy persona në Gjakovë, u kapën duke luajtur bixhoz

Ilustrim

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë, pasi që u kapën duke luajtur bixhoz, përcjell Shqip.com.

Përmes një komunikate, Drejtoria e Policisë në Gjakovë ka njoftuar se në vendngjarje janë sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit.

“Me datë 22.01.2022, rreth orës 19:00, në rr. Dedë Gjon Luli në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit.

Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër (4) aparate të lojërave të fatit (APEX)”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, PK ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./SHQIP.com