Lajme

Arrestohen dy persona, mashtruan dhe përfituan rreth 500 mijë euro për investime në kriptovaluta

Foto ilustruese

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në orët e vona të mbrëmjes ka thënë se ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar me datë 17.08.2022.

Hetuesit kanë njoftuar se mbështetur në rezultatet e para, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njëjtit dyshohet se kanë marrë shumë të ndryshme parashë për investim në kriptovaluta.

Vlera e dyshuar është rreth 500 mijë euro, duke i premtuar përfitime të mëdha.

Sipas raportit të policisë, dy të arrestuarit dyshohet se në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore e kanë mashtruar palën ankuese, dhe se numri i personave të mashtruar dyshohet se mund të jetë më i madh nga të arrestuarit.

Policia e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët e vendit se nëse dikush mund të ketë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor./SHQIP.com

/Shqip.com