Lajme

Arrestohen dy mësimdhënës në Malishevë për keqtrajtimin e një 12-vjeçari

Bankat shkollore

Dy mësimdhënës të shkollës fillore “Sali Bytyqi” në Malishevë janë arrestuar të premten, pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar një 12-vjeçar, nxënës i klasës së VII-të.

Sipas policisë, prindi i fëmijës e ka paraqitur rastin duke thënë se fëmijën e tij mësimdhënësit e kanë rrahur brenda objektit të shkollës e cila ndodhet në fshatin Shkozë.

“Datë 08.10.2021, rreth orës 19:00 prindi i viktimës ka paraqitur në stacion policor se fëmiu i tij i moshës 12 vjeçare nxënës i klasës së VII-të në SH.F.M.U.,, Sali Bytyqi” në fshatin Shkozë deri sa ishte duke qëndruar ne korridor të shkollës ne katin e dytë rreth orës 15:30, ishte keqtrajtuar dhe rrahur nga dy të dyshuarit mësimdhënës të kësaj shkolle duke i shkaktuar lëndime te lehta trupore ne pjesën e fytyrës dhe mbrapa kokës në pjesën e qafës”, ka thënë për Shqip.com Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Është siguruar prezenca e dy te dyshuarve nga te cilët janë marrë deklarata me shkrim dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dy të dyshuarit ndalen ne ndalim policor prej 48 orësh”./SHQIP.com