Lajme

Arrestohen dy femra e tre meshkuj në Prishtinë për prostitucion

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkujë kosovarë nën dyshimin për prostitucion.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të njëjtit në bashkëpunim dyshohet se e kanë kryer veprën e prostitucionit.

“Prishtinë 25.08.2022-16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën e lartëcekur”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejt në gjykatën kompetente./Shqip.com