Lajme

Arrestohen aktivistët e ORCA-s pas aktivitetit në Fakultetin Filozofik

Dy aktivistët e Organizatës për Ngritjen e Cilësisë në Arsim ORCA janë arrestuar nga Policia e Kosovës në ambientet e Fakultetit Filozofik në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga  faqja zyrtare e organizatës ku thuhet se arrestimi i Dibran Hoxhës dhe Rron Gjinovcit u bë pas një aksioni simbolik ndaj plagjiaturës.

Por ORCA paralajmëron se tash e tutje do të kalojnë edhe në aktivizim fizik.

“Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.  Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

Sipa sORCA-s, ata do të angazhohen në ndërprerjen e aktiviteteve të ‘plagjiatorëve’

“Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.

Ata e quajnë jonormale një profesor që sipas tyre është i dënuar për plagjiaturë të shfaqët para studentëve.

“Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë. Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”.

Kujtojmë se organizata ORCA tash e disa kohë është duke bërë aktivitete të ndryshme që në qendër të tyre kanë kundërshtimin e plagjiaturës.

/Shqip.com