Lajme

Arrestohen 4 shtetas të huaj, përdorën Kosovën si vend transit për të depërtuar në BE

4 shtetas të huaj janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë tentuar që përmes Kosovës si rrugë transite të depërtojnë në vendet e BE-së.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në pikën kufitare në Han të Elezit.

“Me datën 24.10.2022, rreth orës 10:00, në Piken e Kalimit  Kufitar Hani Elezit në hapësirat e shikimit në terminalin doganor, policia kufitare dhe dogana e Kosovës kanë arritur te identifikojnë (4) persona shtetas të huaj, meshkuj, me vite të lindjes 2005/1992/1994 dhe 1996. Të njëjtit janë gjetur të fshehur brenda në rimorkio në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kamioni i ndaluar me migrantë

Po ashtu, është mësuar se migrantët ilegal kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedoninë e Veriut deri në Kosovë. Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së dhe se i dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa makedone, shtetas i MKDV-se, mashkull viti i lindjes (1959).

Sipas njoftimit, rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në (DRK) Lindja në Kaçanik për procedura të mëtejme.

/Shqip.com