Lajme

Arrestohen 3 persona, sekuestrohet drogë

Janë arrestuar 3 persona në fshatin Reshan të Komunës së Suharekës. Arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e antidrogës nga rajoni i Prishtinës të asistuar nga njësiti i antidrogës në Prizren pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”, më datë 29.10.2022, rreth orës 16:30 në autostradën Prishtinë-Prizren në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës, kanë arrit të ndalojnë veturën e dyshuar të tipit Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (K. P.) dhe pasagjer ishte i dyshuari tjetër (D. K.)” thuhet në njoftimin e PK-së.

Mjetet e sekuestruara

Po ashtu është bërë e ditur se pas kontrollit të automjetit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar: 30.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 768.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, dy telefona celular, një mulli (grinder) i cili përdoret për bluarje të marihuanaës dhe të holla me vlerë 43.10 euro.

Gjithashtu në vazhdën e hetimit të këtij rasti me urdhër të Prokurorit kujdestar, nga njësit rajonal i antidrogës në Prishtinë është realizuar kontrollë tjetër në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në rrugën “Muharrem Fejza”, rr.”Ahmet Gashi” dhe rr.”Muhamet Çame” adresa të gjitha në Prishtinë dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

“Në rrugën “Muharrem Fejza” në vendbanimin (shtëpinë) e të dyshuarit (D. K.), janë sekuestruar: 1525.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë falco.Në rr.”Muhamet Qame” në vendbanimin (banesën) e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, një peshore digjitale dhe një telefon celular.Në rr.”Ahmet Gashi” në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karrikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë” thuhet në njoftim

Gjatë këtij Operacioni Policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar:

“(3693.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, (105.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, (1) tabletë e dyshuar për narkotik të llojit EXTASY, (3) armë zjarri, (2) karikatorë,(54) fishekë,(1993.10) eur,(200) lek,(30) franga,(30) funta,(1) dollar,(3) telefona celular,(1) veturë,(6) peshore digjitale,(3) mullinjë (grindera)”

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

/Shqip.com