Lajme

Arrestohen mbi 20 zyrtarë policorë në pikën kufitare të Vermicës

Policia e Kosovës

Ka arritur në mbi 20 numri i zyrtarëve policorë të arrestuar në kuadër të aksionit “Pika 2”.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Shqip.com brenda Inspektoratit Policor të Kosovës.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Aksioni është duke vazhduar dhe priten arrestime të tjera.

Nga IPK-ja është bërë e ditur se ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, dhe është në kuadër të aksionit “Pika 1”.

Gjatë aksionit të parë, të zhvilluar me 14 mars, në pranga përfunduar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë./SHQIP.com