Lajme

Arrestohen 2 të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

Arrestohen 2 të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë
Arrestohen 2 të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, dje më datë 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy vetura. Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb, shtetas i Serbisë.

“Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë”, thuhet në komunikatë për media nga Policia e Kosovës.

Tutje, sipas komunikatës, drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike.

Për rastin është njoftuar Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Mitrovicë Veri, të cilët kanë dalë në vend-ngjarje. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me akt-vendim nga ai, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/Shqip.com