Lajme

Arrestohen 2 persona në Prizren, policia u sekuestron kokainë me vlerë rreth 7 mijë € 

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Antidroga e Policisë së Kosovës ka sekuestruar kokainë në vlerë rreth 7,000 euro në Prizren, ku në këtë rast dy persona dërgohen në mbajtje.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në terren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Me datën 30.08.2023, Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar.

Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri (3) lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar: të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane, një (1) DVR @LHUA, një (1) shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL, dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram, tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram, një (1) peshore digjitale, një (1) qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram, dy (2) telefona mobil dhe një (1) automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore.

Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë (7000) euro.

Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren.

/Shqip.com