Lajme

Arrestohen 12 të dyshuar për trafikim me njerëz dhe detyrim në prostitucion

Trafikim me Qenie Njerëzore/ Ilustrim

Janë arrestuar 12 persona nga Qeveria e Kosovës sit ë dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, si dhe identifikohet një viktimë e trafikimit

Krahas viktimës së trafikimit, sipas PK-së janë identifikuar edhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione policore të ndara, ku ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, si dhe veprat tjera që ndërlidhen me trafikimin, është identifikuar një viktimë e trafikimit si dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës ka publikuar edhe inicialet e personave të dyshuar.

“Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar)”.

Tutje, thuhet se PK-ja gjatë operacionit ka kontrolluar edhe tri objekte, dy prej tyre sallone masazhi dhe një shtëpi private, si prova materiale janë sekuestruar: 1 armë zjarri/revole, 3 fishekë 9 mm, 5 telefona mobile, dokumente tjera të nevojshme që kontribuojnë në hetimin e rastit.

/Shqip.com