Lajme

Arrestohen 11 persona, dyshohet se u përfshin në disa vepra penale në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë

Arkiv
Arkiv

11 persona janë arrestuar nga Hetuesit Policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore të realizuara në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, nën dyshimin për keqpërdorime në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë, sot më 29.06.2022” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky aksion është organizuar në disa Komuna të Kosovës. Komunat kur është kryer aksioni kanë qenë Peja, Istogu, Deçani, Vitia , Suhareka dhe Ferizaji.

Po ashtu është bërë e ditur se nga ky operacion policorë deri me tani janë arrestuar dhe ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar.

“Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’”, thuhet më tutje në njoftim.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./Shqip.com