Lajme

Arrestohen 11 persona dhe konfiskohen mbi gjashtë mijë e 400 euro gjatë bastisjes së një lokali në Gjakovë

Lojërat fati

Janë arrestuar 11 persona dhe janë konfiskuar 6 mijë e 430 euro në Gjakovë gjatë një bastisje të një lokali në mbrëmjes e së premtes, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policorë për 48 orë.

Ilustrim.

“Me datë 01.04.2022 rreth orës 19:00 , zyrtaret policor nga Stacioni policor- Gjakovë përmes rrugëve operative kanë pranuar informatën se në një lokal në Rr.”Kolë Lleshi” -Gjakovë janë duke u zhvilluar lojëra të fatit. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek te dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6 mijë e 430 euro”, ka deklaruar Gjurkaj.

Gjurkaj gjithashtu ka bërë të ditur se rasti është nën hetime./Shqip.com