Lajme

Arrestimi i rusëve pas sulmit në Gramsh, akuzohen zyrtarisht për spiunazh

Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se dy rusët dhe ukrainasi, që kanë tentuar të futen në depon e armatimit në Gramsh ku plagosë dy ushtarë, janë arrestuar për spiunazh.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Ata do të gjykohen dhe për dëmin që u shkaktuan ushtarëve me anë të një spray neuro-paralizues, raporton TCH.

Ushtarët e Shqipërisë të sulmuar nga disa rusë

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit, thuhet në njoftimin e policisë.