Lajme

Arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë, vjen reagimi nga Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë pranuar para në emër të një zyrtarve të Ministrisë së Bujqësisë.

Lidhur më këtë ka ardhur reagimi edhe nga Ministri i Bujqësisë Faton Peci.

“E përshëndes veprimin e ndërmarrë nga organet e rendit dhe drejtësisë gjatë ditës së sotme në luftimin e dukurive negative. Mbetem i përkushtuar në luftën kundër tentativave të tilla, krimit dhe korrupsionit. I falënderoj bujqit tanë për bashkëpunim dhe ndarje të informacioneve me ne dhe organet e rendit si dhe i inkurajojmë ata që edhe në të ardhmen t’i denoncojnë parregullsitë dhe tentativat e tilla negative”, ka shkruar Peci.

Lexo edhe:
Arrestohen dy persona, pranuan para në emër të zyrtarëve të një ministrie

Lidhur me rastin dy personat e dyshuar janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të lartcekur, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren me autorizimin e prokurorit kompetent.

/Shqip.com