Lajme

Arratiset i burgosuri nga automjeti që po transportohej

Ilustrim
Ilustrim

Një person i burgosur është arratisur nga automjeti që po transportohej për  Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakove/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale lëndim i lehtë trupor, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej. SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Kurse ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedurë disiplinore.

Krahas kësaj, sipas SHKK-së, zyrtarët policor janë pezulluar nga puna.

/Shqip.com