Lajme

Arratiset i burgosuri nga spitali i Gjilanit

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë nga Reparti i Psikiatrisë në Spitalin e Gjilanit është arratisur një i burgosur. M.G ishte i akuzuar për veprën penale “Kanosje”.

SHKK thotë se për rastin është informuar Policia e Kosovës dhe gjykata kompetente, derisa shton se ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës  njofton opinionin publik se mbrëmë nga Spitali Gjilanit-Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për Veprën Penale Kanosje.

SHKK ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna.

/Shqip.com