Sport Shqiptar

Aro Muric prezantohet te skuadra turke

Arijanet Muric është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës turke, Adana Demirspor, shkruan Shqip.com.

Portieri i përfaqësueses kosovare është huazuar te skuadra turke për një sezon nga Manchester City.

Muric, edicionin e kaluar ishte i huazuar te skuadra holandeze, Willem II, por që nuk arriti të kishte paraqitje të kënaqshme me ta.

Këtë edicion ai ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Superligën e Turqisë.

Klubi i sapo promovuar në elitën e futbollit turk, ka zgjedhur një mënyrë të veçant për ta prezantuar portierin kosovar.

Ata fillimit kanë publikuar një video ku shkruhet “2 metra”.

Pastaj, disa minuta më vonë ka ardhur edhe prezantimi zyrtari i Aro Muric.

Te skuadra turke, ai do të ketë bashkëlojtarë Mario Balotellin dhe ish-kapitenin e Kombëtares zvicrane, Gokhan Inler./Shqip.com