Sport Ndërkombëtar

Aro Muric mund të transferohet te skuadra e madhe

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arianet Muric, ka shkëlqyer me Burnleyn në Championship, ndërsa së fundi pati edhe një ndeshje fantastike ndaj Benficës.

Sipas raportimeve të fundit, Muric mund të transferohet ne Turqi.

Fenerbahce është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij, teksa tani ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Burnleyt.

Mediat turke kanë raportuar se skuadra nga Stambolli ka ofruar 8 milionë euro për transferimin e Aro Muric.

Mbetet të shihet nëse Burnley do ta pranojë ofertën e skuadrës nga Stambolli.

Kujtojmë që Muric ka luajtur më parë për një vit në Superligën e Turqisë te Adana Demirspor,

ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

/Shqip.com