Aro Muric flet pas debutimit në Turqi, interesim i madh i mediave turke për të
Arijanet Muric debutoi në elitën e futbollit të Turqisë me Adana Demirspor kundër Fenerbahces të dielen, shkruan Shqip.com.
Portieri kosovar që u transferua në formë huazimi nga Manchester City, ndërsa humbi ndeshjen e parë me ekipin e tij me rezultat 1-0, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënoi, Mesut Ozil.
Muric gjatë së mërkurës është prononcua për mediat turke ku ka folur rreth aventurës së tij te klubi i sapo promovuar në Superligën e Turqisë, Adana Demirsport.
“Kam shumë vetëbesim. Shpejtë jemi përshtatur me njëri-tjetrin. Në përgjithësi, ambienti është i mirë. Ka dy javë që po ushtroj dhe do të jap më të mirën nga vetja, sikurse gjithë tjerët. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës”, deklaroi Muric.
Ndeshjen e ardhshme, ekipi i Muric e luan të premten kundër Kayserisport./Shqip.com
🗣️Adana Demirspor kalecisi Arijanet Muric: Kendimi çok öz güvenli hissediyorum. Herkes birbirine alıştı. Genel olarak takım içerisinde ambiyans güzel. Yaklaşık 2 hafta oldu geleli ama ben de herkes gibi elimden gelenin en iyisini yapıyorum. Zamanla daha iyi olacağız. pic.twitter.com/p2msHbVxWk
— TRT Spor (@trtspor) August 18, 2021