Arnautovic – golashënuesi më i mirë në Serie A
Publikuar:
(28.09.2022 09:31:21)
Manchester United e kërkoi me ngulm, por Bologna nuk e lëshoi.
Arsyeja po dihet tashmë.
Marko Arnautovic është golashënuesi më i mirë në Serie A – në këtë sezon.
Sulmuesi austriak po kalon në formë jetësore – pasi ka shënuar gjashtë gola – në po aq ndeshje të zhvilluara.
Ani pse Bologna – gjendet në pozitën e 12-të – shtatgjati është shndrruar në “ankth” të kundërshtarëve.
Paraqitje të mirë – 33 vjeçari pati edhe në sezonin e kaluar – sepse e mbylli me 14-të gola dhe një asistim.
Arnautovic ka kontratë me ekipin italian – deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet gjashtë milionë euro./Shqip.com