Lajme

Armët pa leje në vend, krimi në rritje

Ilustrim
Ilustrim

Në mënyrë ilegale, shumë armë qarkullojnë në Kosovë, një pjesë e të cilave arrijnë të konfiskohen nga Policia e Kosovës.

Shumica e tyre vlerësohet se janë në qarkullim që nga koha e luftës.

Kështu, konsideron njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, raporton TëVë1.

Krahas kësaj, kërkohen veprime nga shteti.

Bazuar në numrin e madh të armëve pa leje që qarkullojnë në Kosovë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, thotë se duhen shtuar veprimet institucionale në zvogëlimin e tyre.

Ndër vite, Policia e Kosovës llogaritet që konfiskon rreth 1200 deri në 1500 armë të ndryshme ilegale.

Sipas një raporti të vitit të kaluar, rreth 250 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës, ndërkaq numri i armëve me leje ka arritur në 36 mijë e 15 sosh.

“Në bazë të statistikave, në Kosovë gjinden rreth 250.000 armë ilegale në posedim të qytetarëve. Faktorët që kanë ndikuar në zvogëlimin e këtij numri janë miratimi i ligjit për armët, i cili ka mundësuar që qytetarët të pajisen me armë në mënyre legale. Një kontribut të rëndësishëm ne zvogëlimi e armëve ilegale jep edhe shkatërrimi i armëve, i cili bëhet çdo vit”, thuhet nga MPB.

/Shqip.com