Sport Shqiptar

Armando Duka në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së: Agim Ademi është treguar vizionar

Armando Duka

Armando Duka është i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, aty ku do të zgjidhet kryetari i ri, e që kandidat i vetëm është Agim Ademi.

Presidenti i FSHF-së ka folur për infrastrukturën e futbollit kosovar dhe me punën që është bërë, ndërsa i ka falënderuar edhe zyrtarët e UEFA-s që janë të pranishëm në këtë kovent.

“Është një nder për mua që të jem i pranishëm me disa figura të njohura të sportit në Kosovës, po ashtu edhe me përfaqësuesit e dërguar nga FIFA dhe UEFA”, ka thënë fillimisht Duka.

“Së shpejti Ceferin do të vizitoj Kosovën dhe do të shoh nga afër zhvillimet e bëra në futbollin kosovar. Futbolli në Kosovë ka përjetuar shumë zhvillime dhe falë vizionit të FFK-së së bashku me Agim Ademin kanë mundur të përfitojnë nga projekte të mëdha.”, shtoi ai.

“Projekti “hat trick” është një projekt që e kemi parë nga afër dhe jemi befasuar me infrastrukturën që po ndërtohej aty”, u shpreh Duka.

Po ashtu ai theksoi edhe arritjet e klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare si dhe arrtjet e Përfaqësueses, që siç tha ai, ishte fare pranë europianit të vitit të kaluar. /Shqip.com