Sport Shqiptar

Armando Broja rikuperohet nga lëndimi

Armando Broja

Buzëqeshja është rikthyer përsëri në fytyrën e Armando Brojës.

Sulmuesi shqiptar, është rikthyer pësëri në stërvitje me Southamptonin, shkruan Shqip.com.

Këtë lajm e ka barë të ditur vetë ekipi anglez, përmes një positimi të bërë në rrjetet sociale.

20 vjeçari mungoi në dy ndeshjet e fundit të Southamptonit, për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar, teksa pritet të jetë i gatshëm për fundjavë.

Broja, është duke kaluar momente fenomenale në Premierligë, ku po cilësohet si një nga talentë më të mëdhenjë të momentit.

Në gjashtë ndeshje të zhvillura këtë sezonë në ishull, ai ka zhvilluar dy gola, duke dhënë sinjale që do të jetë një kampionat i mbarë për të.

Shatatëgjati është në pronësi të Chelseat, ndërsa te Southamptoni është në huazim deri në fund të këtij sezonit.

Ky është sezoni i dytë radhazi që ai po e kalon në huazim, pasi sezonën ishte pjesë e Vitesse-s.

Te klubi holandez, Armando, kishte zhvilluar 30 ndeshje, ndërsa regjistroi dhjetë gola.

Sipas shumë mediave në Angli, Thomas Tuchel po e konsideron që ta rikthejë nga huazimi qysh në muajin janar./Shqip.com