Sport Shqiptar

Armando Broja rikthehet në stërvitje, lë pas dëmtimin

Lajme pozitive për Armando Brojën vijnë nga Anglia.

Talenti shqiptar ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti gjatë larg fushave të blerta dhe është gati të rikthehet më i fortë se kurë.

Pavarësisht dëmtimit, interesimet për shërbimet e Brojës, nuk kanë munguar, por së fundmi bëhet me dije se shqiptari është në planet e trajnerit Maurizio Pocetino, i cili duket se ka vendosur të mos e nxjerr në shitje 21-vjeçarin.

Ndërkohë raportohet se Broja ka nisur sot stërvitjen me ekipin U-21 të Chelseas, për t’u riaftësuar dhe për të arritur formën e duhur fizike.

Pas disa ditëve stërvitje me ekipin e 21-vjeçare, Broja do t’i bashkohet skuadrës së Pocetinos në fazën përgatitore për sezonin e ri.

/Shqip.com