Sport Shqiptar

Armando Broja pjesë e formacionit të javës nga Sofascore

Armando Broja

Armando Broja është futur në formacion më të mirë të javës nga Sofascore, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Shtatëgjati është notuar me notën 9.3 dhe kështu zë vend së bashku me Haaland dhe Depay në repartin e sulmit të kësaj 11-she, tansmeton Shqip.com.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti që thotë "World Cup Qualifiers UEFA, Round 6 TEAM OF THE WEEK 9.9 wasgg M. Depay E.B. E.B.Haaland Haaland 9.3 A. Broja 9.2 A. Griezmann 9.2 M. Pjanić 9.7 M. Odegaard 8.0 D. Hancko 7.8 E.Ampadu 7.9 A. Černomordijs 8.6 G.D. Lorenzo 8.6 Κ. Hein"
Formacioni i javës nga Sofascore

Broja arriti që të shënonte një gol ndaj Gjeorgjisë, kurse kundër San Marinos shënoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime për tu shpallur lojtari i ndeshjes.

19 vjeçari është në “pronësi” të Chelseat, por këtë sezon është dërguar në huazim te Southamptoni.

Për shkak të moshës dhe talentit që ka, ai po kosndierohet nga shumëkush si e ardhmja e repartit sulmues tek Kombëtarja Shqiptare./Shqip.com