Lajme

Arlarm i rrjeshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Aeroporti "Adem Jashari"

Zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës gjatë ditës së sotme kanë pranuar një kërcënim me bombë.

Por ky kërcënim nuk është i vërtetë. Kështu ka bërë të ditur Valentina Gara- zëdhënëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka thënë Gara.

Lidhur më këtë rast, nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Kjo nuk është hera e parë që paraqiten kërcënime me bombë në Aeroportin e Prishtinës por që ato kërcënime kanë dal që kanë qenë të rrejshme.

/Shqip.com