Kulturë

Arkitekti i Bibliotekës Kombëtare merr çelësin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar arkitektin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Pogdani”, duke i dhuruar çelësin e Prishtinës.

Rama, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo vjen si simbol mirënjohje dhe vlerësimi nga qytetarët e Prishtinës.

“Kënaqësi shumë e veçantë t’i dhurojmë çelësin e Prishtinës🗝️ Andrija Mutnjaković, arkitektit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, si një simbol i mirënjohjes dhe vlerësimit nga unë dhe qytetarët e Prishtinës për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimin e një veçantie dhe ekspresiviteti të guximshëm të qytetit tonë”, ka shkruar Rama.

Tutje, ai tha se ka qenë pikërisht godina e Bibliotekës, arsyeja pse ai zgjodhi të bëhej arkitekt.

/Shqip.com