Kulturë

Arkeologu Muçaj: Periudha e errët nga shek. VI-XI, shkak vullkan e përmbytje

Arkeologu i njohur shqiptar, Skënder Muçaj
Arkeologu i njohur shqiptar, Skënder Muçaj

Arkeologu i njohur shqiptar, Skënder Muçaj, prej vitesh në pension ka prezantuar në Akademinë e Shkencave kërkimet shkencore në site arkeologjike me shpenzimet e tij.

“Duhet të keni parasysh që arkeologjia nuk është punë që bëhet ma paratë e shtetit por bëhet me pasionin që ka secili”, ka thënë ai.

Hulumtimet e tij kanë vërtetuar veprën e Prokopit të Çezaresë i cili thoshte se Justiniani ndërtoi kala në çdo kodër, tha Muçaj, ndërsa përmendi se vetëm Tirana ka 19 kala.

Arkeologët e kanë diskutuar gjithmonë që nuk është e vërtetë. Tirana e vërteton plotësisht Prokopin, jo vetëm ato që thotë Prokopi por ka edhe shumë të tjera”, është shprehur Muçaj.

Leksioni i tij hodhi dritë edhe mbi periudhën e errët të historisë së vendit tonë, nga shekulli i 6-të në të 11-in. Ai foli për një vullkan të madh në vjeshtën e vitit 535  dhe më pas përmbytje që zhvendosën popullsinë.

Unë e kam filluar të tjerë duhet ta vazhdojnë si studim për të gjetur gjithë këto qendrat. Pse? Kishim një qytetërim shumë të pasur të periudhës ilire, romake e antikitetit të vonë, ku vajti? Ne nuk trashëgojmë qytete. Janë 4 dokumente, një nga Kina, një nga Aleksandria, një nga Kostandinopoja dhe një nga Ravena. Një vullkan i fuqishëm në 535. Qytetet nuk ishin në majat e maleve fillimisht, por ishin poshtë. Të prekur nga balta, lluca popullsia u ngjit në zona të larta dhe në zona shkëmbore”, ka thënë ai.

Muçaj i gjen ngulimet e reja të Mesjetës në Koman, ku janë gjetur 27 banesa kasolle 8 me 4 metra dhe më të vogla ndërtuara në shkëmbinj të gërryer, si edhe Shpirag  dhe Zhulat, ku  vëren pjerrësi të theksuara në zonat e banuara në faqe malesh dhe i përkasin harkut kohor të shekullit të 6 dhe gjatë gjithë mesjetës.

/Shqip.com