Rozë

Arjola takon vajzën pas 80 ditësh izolim, ky është reagimi i saj emocional

Arjola Demiri

Spektaklin e sotëm Arjola ka marrë një surprizë nga “Vëllai i Madh” duke i sjellur asaj vajzën e vogël, Alesian.

Një kor këndoi për banorët këngën e Krishtlindjeve por në brendinë e atij kori ishte një vajzë shumë special, vajza e vogël e Arjolës.

Ajo erdhi dhe me një dhuratë për të duke i sjellur një bluze mbi të cilën shkruante “Për mamin tim të fortë”.

Arjola u emocionua shumë nga kjo surprizë dhe nuk i mbajti dot lotët.

Ajo më pas falënderoi Arbanën dhe produksionin për të gjithë befasinë që i kanë bërë asaj.

Ndryshe kjo është befasia e dytë për të pasi herën e parë është befasuar nga shoqja e saj e ngushtë, Adriana Matoshi./SHQIP.com