Lajme

Arjola Koromani, emri kyç pas porosive të verërave të shtrenjta në vilën e Ergys Agasit. Lidhja me Ermal Beqirin

​Hetimet e SPAK kanë evidentuar Arjola Koromanin, administratoren e “Soft & Solution”, si personin që koordinonte furnizimin me verëra të shtrenjta për llogari të Ergys Agasit.

​Sipas dëshmisë së pronarit të kompanisë importuese, Andis Papa, Koromani ishte ajo që:

1. ​Bënte porositë direkte të pijeve luksoze nga jashtë.

2. ​Kryente pagesat përmes transfertave nga shoqëria “Soft & Solution” ose me para në dorë (cash).

3. ​Përfitonte çmimin e kostos, pasi pijet i shiteshin pa fitim si pjesë e bashkëpunimit mes tyre.

Ky mekanizëm shërbente për të futur në Shqipëri sasi të mëdha pijesh, të cilat dyshohet se ishin formë shpërblimi për tenderat e përfituar nga AKSHI.

/Shqip.com