Rozë

Arjani zbulon arsyen e hatërmbetjes së Arbanës, ka të bëjë me Bora Zemanin

Arjan Konomi dhe Arbana Osmani duket se nuk i kanë raportet e mira si para disa kohësh.

Një gjë të tillë e zbuloi vet opinionisti i dikurshëm i Big Brother, e tani i Për’puthen, i cili tregoi se moderatorja Osmani e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram.

Në një video live, në ‘TikTok’, nën shoqërinë e Cllevios dhe disa miqve të tjerë ai zbuloi për herë të parë hatërmbetjen me Arbanën.

Disa muaj më parë kur e gjithë vëmendja ishte tek Bora-Donald-Beatrix, Arjani e cilësoi Zemanin si një ndër prezantueset më të mira në Shqipëri.

E mesa duket, kjo nuk i ka pëlqyer Arbana Osmanit, e cila e ka hequr nga ‘Instagrami’, opinionistin.

Në ‘live’, Arjani shprehej se ai e mban ende moderatoren dhe se këtë veprim nga ana e saj ja zbuluan ndjekësit e tij./Shqip.com